14:33 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Gent Cakaj pritet nga Meliza Haradinaj-Stublla

Sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai u prit nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi janë edhe  përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit./IndeksOnline/