11:25 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Gent Cakaj takohet me Hotin: Do të punojmë pakursyer për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, sot ka takuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Cakaj tha se biseduan për procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Ai shtoi se do të punojnë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Postimi:

Një takim fort i vyer me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ????!

Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ndamë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.

#JemiNjë