20:36 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Genta Ismajli e konfirmon: Së shpejti në duet me artistin e njohur turk

Genta Ismajli po përflitet kohëve të fundit për një lidhje dashurie me një biznesmen turk që jeton në Zvicërr.

E duket se kjo lidhje i ka dhënë qasje këngëtares për një bashkëpunim me reperin e njohur turk Eypio, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Genta së fundmi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

“Po, zërat e fundit janë të vërtetë, unë dhe i mahnitshmi Eypio, po sjellim një duet së bashku”, ka shkruar ajo, duke i konfirmuar zërat për bashkëpunimin me reperin dhe muzikantin e njohur turk. /Indeksonline/