21:29 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Geoffrey Nice: Specialja po synon rishkrimin e historisë

Ish prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati Geoffrey Nice, ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim rishkrimin e historisë.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai e quan Specialen të paaftë, pasi që nuk ia doli për katër vjet të dalë me akuza.

Nice aktualisht është avokat i Sami Lushtakut ndërsa ka qenë prokurori kryesorë në rastin e Sllobodan Millosheviqit, në tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.