19:25 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

George Clooney përfshihet në një aksident, dërgohet në spital (Foto)

Një gjysh italian i ka dalë përballë George Clooney i cili ishte duke ngalur një motoçikletë në Sardenjë.

Ai ka thënë se nuk e ka parë aktorin që vinte rrugës me motoçikletë dhe i ka dalë përpara pasi dielli i binte në sy dhe nuk mund të shihte asgjë.

Antonelli Viglino, 65 vjeç kishte filluar t’i dilte në rrugë kur George Clooney i ishte afruar atij mjaft shumë dhe nuk ka mundur ta ndalë më herët motoçikletën pasi ishte në një shpejtësi prej 60 kilometra në orë.

Me të goditur plakun, George Clooney kishte ra nga motoçikleta dhe ishte hedhur për tokë.

Për mrekulli, ai i shpëtoi lëndimeve serioze dhe kishte  vetëm disa dëmtime në muskujt e tij.

Viglino tha se ishte i tronditur kur mësoi se kush ishte në motoçikletë dhe ka parë se ai ishte shtrirë për toke.

Lëndime jo të rënda kishte marrë edhe plaku, i cili më shumë ishte i mërzitur kur kishte mësuar se çfarë i ka shkaktuar aktorit me famë botërore.

Truprojat që kishin qenë me veturë para Clooney nuk i kishin lënë dëshmitarët të merrnin pamje me telefonat e tyre.

Mirëpo nga disa pamje të marra më larg shihet se Clooney është “gjuajtur” më larg skuterit.

Pas disa orëve që ishte shtrirë në spital, ai fatmirësisht është liruar pa dëmtime të mëdha.

Ndryshe Clooney po qëndron në këtë vend për të gjiruar një film të ri./ Indeksonline/