16:35 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë dalin pamje të binjakëve të George dhe Amal Clooney (Foto)

U desh plot një vit që binjakët e çiftit George dhe Amal Clooney të dilnin në sy të publikut. Vjet rreth kësaj periudhe, paparacët fotografuan bebushat një muajsh në krahët e prindërve dhe aq. Asnjë foto, asnjë video, asgjë.

 

Dje, familja Clooney u fotografua në aeroportin e Sardenjës në Itali, bashkë me Alexander dhe Ella veshur identikë. Amal po mbante në krahë Ella-n, ndërsa George, Alexander, teksa po zbrisnin nga avioni privat.

 

Të dy fëmijët kishin veshur xhinse dhe bluza të bardha, pa çorape apo këpucë.

George, si një baba i përkushtuar, mori me vete dhe një libër muzikor. Një vjeçarët janë të paparashikueshëm fundja, duhen argëtuar disi.