22:25 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

George Floyd ka vdekur nga asfiksia, tregon autopsia private

Afroamerikani George Floyd ka vdekur nga asfiksia, kështu thotë autopsia private.

Mjeku Micheal Badel dhe Allecia Wilson të cilët kryen autopsinë e Floyd thanë se “ngjeshja” e qafës dhe shpinës çoi në mungesë të rrjedhjes së gjakut në tru.

Të gjeturat dallojnë nga autopsia zyrtare e kryer nga ekspertë mjekësorë të qarkut të Mineapolis.

Vdekja e Floyd ka nxitur protesta dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë.