14:46 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Georgina e dashuruar ‘kokë e këmbë’ në Ronaldon, ja shpreh publikisht

Modelja e njohur Georgina Rodriguez, e njohur edhe si gruaja e futbollistit Cristiano Ronaldo nuk heziton në asnjë moment t’ja shpreh hapur, publikisht dashurinë që ka për burrin e saj, shkruan Indeksonline.

Në paraqitjen e fundit në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja e ka publikuar një fotografi ku shihet duke e puthur burrin e saj.

E romanca e çiftit është shprehur vazhdimisht, së fundmi edhe me pushimet që i kaluan së bashku në bregdetin francez. /Indeksonline/