75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Gerrard arrin marrëveshje me gjigantin skocez (Foto)

Steven Gerrard do të jetë menaxher i ri i skuadrës së njohur skoceze, Rangers FC.

Sipas “Goal”, legjenda e Liverpoolit do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me gjigantin skocez, transmeton IndeksOnline.

Lajmin në njëfar mënyrë e konfirmoi edhe Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit.

“Gerrard është legjendë e Liverpoolit. Ne do ta respektojmë cdo vendim të tij. Unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë lloj interesimi ka marr Stiven. Kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Klopp pas barazimit 0 me 0 ndaj Stoke Cityt.

Gerrard është trajner i grupmoshave të reja në Liverpool. Ai po kalon mirë dhe ka treguar shumë talent edhe në rolin e një menaxheri./IndeksOnline/