10:54 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Gerrard dhe Kamberi pritet të humbasin sot titullin në tavolinë

Kampionati Skocez pritet të vendos sot për fatin e pjesës së mbetur të ligës skoceze. Bazuar në media, Skocia pritet të vendos që të përfundojë garat duke u bazuar në rënditjen aktuale.

Kjo do të thotë që Celtic Glasgow do të shpallet kampion për herë të nëntë radhazi.

Skuadra që ndiqte Celticun në garën për titull, Glasgow Rangers pritet të sigurojë garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve nga pozita numër dy që mbanë aktalisht.

Gerrard me Rangers kishte arritur të jetë rivali më serioz i viteve të fundit për Celtic. Pjesë e Rangers është edhe shqiptari, Fredi Kamberi./Indeksonline/