18:51 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

Gerrard e merr Hendersonin në Arabi, paga e tij 800 mijë euro në javë

Jordan Henderson është futbollist i ri i skuadrës Al Ettifaq.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se është arritur marrëveshja mes klubit arab dhe Liverpulit për transferimin e mesfushorit anglez, shkruan IndeksOnline.

Henderson ka pranuar ofertën e Al Ettifaq, për një kontratë tre vjeçare me pagë 800 mijë euro në javë.

Ai është i gatshëm të bashkohet me legjendën e Liverpulit, Stiven Gerrard, i cili është trajner i skuadrës arabe./IndeksOnline/