22:02 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Gerrard tregon pse nuk e shikoi deri në fund ndeshjen

Steven Gerrard ka zbuluar se ai e ka kaluar me emocion fitoren e jashtëzakonshme të Liverpoolit ndaj Barcelonës dhe duhej të largohej nga Anfield para se të përfundonte takimi.

38-vjeçari thjesht nuk mundi të kontrollonte nervat pasi Divok Origi shënoi golin e katërt, që në fund doli të jetë goli që e kualifikoi Liverpoolin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Duke u frikësuar se një nga Luis Suarez, Philippe Coutinho ose Lionel Messi ende mund ta eliminonin Liverpoolin, ai u largua nga stadiumi më herët.

“Unë thjesht mendoj se ndeshja i konfirmon të gjithëve se çfarë kompeticioni i madh është Liga e Kampionëve”, tha trajneri i Rangers.

“Është një garë e madhe që e kam përjetuar atë si një lojtar. Dy ndeshjet e fundit gjatë 48 orëve të fundit e kanë konfirmuar këtë. E kisha të vështirë për t’i kontrolluar nervat të martën. Duhet të largohesha nga stadiumi kur ishte 4-0 – pasi kisha vajzën time shtatë vjeçare. E përdora këtë si një justifikim, por më shumë ishin nervat, por Zoti i ndihmoni lojtarët në fund. Vajza ime duhej të ishte në shkollë ditën tjetër – andaj u largova më herët që të mos mbetem në trafik”.

“Nuk qëndrova, pasi nëse Messi, Suarez apo Coutinho do të shënonin – unë nuk do të mund të përballoja”, përfundoi ai.