08:56 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Gerrard: Unë i besoj lojtarit tim, ai u fye në baza racore nga lojtari i Slavias

Skuadra e Rangersit u eliminua nga UEFA Europa League pas humbjes së befasishme 0 me 2 në shtëpi nga Slavia Prague.

Në minutat e fundit të ndeshjes ndodhi një incident midis lojtarëve të ekipit skocez dhe atij çek, shkruan IndeksOnline

Ishte futbollisti i Rangersit, Glen Kamara, që pretendoi se u fye nga lojtari i Slavias në baza racore.

“Unë i besoj Glenit, ai më tregoi se u fye në baza racore. Lojtarët më pyeten se a duhet ta ndërpresim ndeshjen, por unë u thashë jo. UEFA-ja duhet patjetër të merret me këtë rast”, ka thënë Steven Gerrard, trajner i Rangersit.

Kujtojmë se në këtë përballje ekipi i legjendës angleze mori dy kartonë të kuq dhe humbi ndeshjen me rezultat 0-2 (1-3, rezultati i përgjithshëm). /IndeksOnline/