19:05 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gerrardit po i ecë fort si trajner, shikoni tabelën (Foto)

Steven Gerrard ka lënë gjurmë te Liverpooli si njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë klubi.

Të njëjtin epitet ai dëshiron ta ndjek edhe si trajner, që prej kur ka filluar të drejtojë skuadrën e të rinjve të Liverpoolit.

37 vjeçari po mban pozitën e parë në Premierligë me 30 pikë pesë më shumë se Leicester që është në vendin e dytë.

Gerrard në 13 ndeshje si trajner ka shënuar 10 fitore dhe vetëm tri humbje. /IndeksOnline/