22:47 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / MSH

Gërvalla fton diplomatët e rinj të aplikojnë në konkursin e MPJD-së: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj.

Gërvalla i ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat, ata që flasin gjuhë të ndryshme të huaja e ata që duan t’i bashkëngjiten diplomacisë së Kosovës që të aplikojnë sa më parë.

“Nuk ka rëndësi a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, tha Gërvalla.

Më tej, Gërvalla tha se Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë, duke i ftuar që të gjithë ata që duan të aplikojnë.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për diplomatë të rinj.

Konkursi është hapur për gjuhë të ndryshme dhe ftesa për të aplikuar vlen si për qytetarët e Republikës së Kosovës brenda vendit, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë Kosovës.

Detajet e konkursit i gjeni këtu: https://mfa-ks.net/