23:32 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Gërvalla i del në mbrojtje Arben Vitisë: Ju siguroj që kemi marr hapat e nevojshëm për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar rreth raportimeve se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk paska nënshkruar një kontratë të caktuar dhe në këtë mënyre paska rrezikuar ardhjen e një kontigjenti të caktuar vaksinash.

Ajo këto deklarata i ka quajtur të pavërteta, tranmsron Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se Ministre e Punëve të Jashtme ka qenë pjesë e një konference me institucione të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor deh se kanë biseduar vetëm rreth vaksinave.

Ajo ka shtuar se përmbajtja e konferencës ishte konfidenciale dhe natyrisht që nuk do ta shkel konfidencialitetin e premtuar.

Ndër të tjera ajo ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës./Indeksonline/

Ky është postimi i saj: