12:59 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Gërvalla për provokimet serbe: Shtetet e BE-së nuk duan konflikte!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Donika Gërvalla, ka thënë që ka interesim të shtuar të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Gërvalla në fjalimin e saj në Kuvend tha se procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkiim Evropian nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës, teksa tha se është një fazë shumë e rëndësishme.

Sipas Gërvallës, sa më shumë provokime të ketë nga ana e Serbisë kundrejt Kosovës, aq më shumë frikësohen disa nga shtetet e BE-së, sa i përket konflikteve.

“Natyrisht që procesi nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës, por dallon një fazë shumë e rëndësishme në të cilën Kosova si një prej shteteve të Ballkanit Perëndimor shpreh edhe formalisht aspiratat e saj për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Askush nga Qeveria nuk është naiv të mos i dijë sfidat që kemi përpara, të gjithë e dimë që ka skepticizëm, të gjithë e dimë që sa më shumë që i rrit provokimet Serbia aq më shumë frikësohen disa nga shtetet e Bashkimit Evropian me atë mënyrën e tyre që nuk duam konflikte” tha ajo.