16:05 / E Premte, 13 Maj 2022 / A. M.

Gërvalla sot takohet me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, do të takohet sot me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi do të mbahet sot, nga ora 19:00, ka njoftuar MPJD.

Pas takimit, Gërvalla dhe Sarrazin do të mbajnë konferencë për media.

Sarrazin para disa ditëve ka qëndruar edhe në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.