Prishtinë: Arrestohet 20-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar A.Sh. mashkull, 20 vjeç.
I pandehuri ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Policia bën me dije se personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

