23:03 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Getafe e nxjerr një ‘X’ ndaj Atletico Madrid, bëhet ‘dramatike’ gara për titull

Skuadra e Atletico Madrid ka dështuar të fitoj në xhiron e 27-të në La Liga.

Klubi madrilen barazoi pa gola 0 me 0 si mysafir i Getafes, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje me shumë raste, por pa gola.

Në minutën e 70’të skuadra e Getafes mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq direkt u ndëshkua lojtari Nyom.

Edhe pse me një lojtar më shumë në fushë, skuadra e Diego Simeones nuk arriti fitore, duke e bërë kështu garën për titull më të ‘zjarrtë’.

Atletico mbetët në pozitën e parë me 63 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë, Real Madrid (57)./IndeksOnline/