23:37 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Getafe vazhdon ëndrrën, ndal Realin me barazim

Emocione lojë e bukur por asnjë gol në Coliseum Alfonso Perez në sfidën në derbin e vogël të Madridit mes Getafes dhe Realit të Madridit.

Getafe gjithsesi mori një pikë shumë të vlefshme që e mban në vend të 4-t, duke vazhduar ëndrrën Champions por tashmë me pikë të barabarta me Sevillan ndjekëse.

Reali i Zidane në krahun tjetër me këtë barazim 0-0 pakësoi shanset e saja për ta mbyllur sezonin në vendin e 2-të, pasi Atletico e Madridit tashmë është 6 pikë larg, kur mbeten edhe 4 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.