21:13 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Getoar Selimi takohet me kompozitorin që e la muzikën për fe (Foto)

Rep artisti kosovar Getoar Selimi ditë më parë ishte në kryetitujt e mediave rozë, kjo për shkak të disa mosmarrëveshjeve me Albert Krasniqin. Mirëpo Geti, qëndroi indiferent ndaj këtyre lajmeve, madje ai po vazhdon koncertet e tij, shkruan Indeksonline.

Geti pavarësisht angazhimeve të shumta, ai po gjen kohë edhe për shokët e vjetër. Reperi përmes një fotografie të hedhur në llogarinë e tij në Instagram, ka treguar që është takuar me kompozitorin shqiptar Enis Presheva, i cili ka vite që e ka braktisur karrierën e tij për t’iu përkushtuar fesë islame.

Ndërsa Geti ndër të tjera Preshevën e ka konsideruar si një nga njerëzit më të mëdhenj që ka pasur industria muzikore vendore. /Indeksonline/