Gëzim te Bayerni, Jamal Musiala rikthehet në stërvitje!
Jamal Musiala i është rikthyer stërvitjeve në fushë, duke dhënë një sinjal pozitiv për rikuperimin e tij pas problemeve me lëndimin.
Mesfushori ofensiv i Bayern Munichut u stërvit të enjten për herë të parë në fushë që prej momentit kur ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës së majtë, një shqetësim që e kishte pësuar gjatë verës, shkruan Indeksonline
23-vjeçari zhvilloi një seancë individuale me topin në qendrën stërvitore të klubit në “Sabener Strasse”, ku u fokusua në ushtrime të kontrolluara për të testuar gjendjen fizike dhe reagimin e kyçit të dëmtuar.
Stafi mjekësor i Bayern po e ndjek nga afër progresin e tij, ndërsa pritet që në ditët në vijim të vendoset për fazat e ardhshme të rikuperimit dhe eventualisht rikthimin në stërvitje të plota me ekipin./Indeksonline/
⚽️ @JamalMusiala hat heute eine individuelle Einheit auf dem Platz absolviert. 💪
— FC Bayern München (@FCBayern) March 26, 2026
🔗 https://t.co/CeohT1S21A pic.twitter.com/hwPxsbjysZ

