10:18 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ghani njofton armëpushim me talebanët për shkak të Bajramit

Presidenti afgan, Ashraf Ghani njoftoi sot një armëpushim të përkohshëm me rebelët talebanë rastin e festës së Bajramit, që shënon fundin e Ramazanit, në një mesazh në profilin e tij “Twitter”.

“Ky armëpushim do të fillojë të hënën, ditën e 27-të të Ramazanit dhe do të vazhdojë deri në ditën e pestë të Bajramit, që pritet të fillojë në fund të javës që vjen”, shkruan ai