21:05 / E Diele, 25 Gusht 2019

Giampaolo i dëshpëruar, mendon të ndryshoj formacionin

Trajneri i Milan-it, Marco Giampaolo, ka komentuar për Sky Sport humbjen e pësuar kundër Udinese-s në javën e parë të kampionatit.

Përtej rezultatit, sepse humbja nuk është asnjëherë një gjë e mirë, nuk pashë asgjë pozitive nga ndeshja. Zakonisht mund të shikosh gjërat e mira që bën ekipi dhe ato të këqija“, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Kam parë shumë gjëra për të cilat duhet të reflektoj. Zotërimi i topit duhet të transformohet në aksione sulmuese, por ndoshta nuk kemi arritur ta bëjmë këtë për meritë të Udinese-s, që di të mbrohet shumë mirë“.

Vizioni im për Milan-in është ndryshe. Nuk është vetëm Suso dhe Castillejo, por edhe Piatek. Ai lëviz si një qendërsulmues. Suso është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ndoshta ka karakteristika të ndryshme dhe ne duhet t’i aktivizojmë në pozicionet e tyre natyrale. Do të duhet të punojmë dhe ndoshta të ndryshojmë në 4-3-3“.

Jemi sterilë, nuk më pëlqejnë lëvizjet që bëjmë në sulm, kjo skuadër nuk mund të luajë një futboll të tillë“.