10:02 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gigi dhe Bella Hadid ‘pushtojnë’ shoun e Rihannës

Ato janë ikonat e modës së fundit.

Motrat e famshme, Bella dhe Gigi Hadid edhe një herë arritën t’i kthejnë të gjitha shikimet nga ato me paraqitjen mbresëlënëse në javën e modës në New York.

Bella dhe Gigi morën pjesë në shoun e koleksionit të këngëtares, Rihanna ‘Savage X Fenty’ që u mbajt në Barclay Center në Brooklyn., transmeton Indeksonline.

Ishte veshja e tyre unike dhe me stil që fliste për to, Bella në një kostum elegant të zbërthyer zbulon të brendshmet dhe trupin e formësuar, ndërsa Gigi me një palë xhinse dhe bluzë të zezë që ia zbulonte krahët dukej e mahnitshme .

Përveç motrave Hadid në këtë event ishin edhe emra tjerë të njohur si Cara Delevigne, Ashley Benson, Shanina Shaik, Vanessa Hudgens e shumë emra tjerë./Indeksonline/