09:10 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio fotografohen në të njëjtin hotel gjatë Javës së Modës në Paris

Gigi Hadid dhe Leonard DiCaprio u panë të dy duke u larguar nga hoteli luksoz Hotel Le Royal Monceau në Paris të enjten (29 shtator) mes pretendimeve se ata kanë nisur një lidhje dashurie.

Modelja, 27 vjeçe, e cila ndodhet në qytet për Javën e Modës, mbërriti në hotelin me çmim 1400 euro në natë në orën 22:00 para se Leo, 47 vjeç, të shihej duke u larguar në orët e para.

Aktori fitues i “Oscar”-it më pas thuhet se ka shijuar një natë argëtuese jashtë përpara se të kthehej në dhomën e tij në hotelin aty pranë.

Në fotot e marra nga TMZ, Gigi u pa teksa kthehej nga një ditë e ngarkuar në pasarela të shumta të mbushura me yje.

Modelja shfaqi mesin e saj të tonifikuar me një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi ‘look’-un me një triko ngjyrë kafe dhe i lidhi lartë në një topuz fijet e saj bionde.

Më vonë, aktori i “Wolf of Wall Street” u largua ndërsa u përpoq të mos binte në sy duke mbajtur një kapele bejsbolli dhe maskë për fytyrën.

Ai veshi një xhaketë të zezë dhe pantallona të ngjashme, ndërkohë ëe kombinii veshje me një palë atlete.

Sipas burimit të Entertainment Tonight, kjo vjen pasi dyshja po takohen plotësisht me njëri-tjetrin.

Raportimet thonë se aktori është ‘fokusuar ndaj Gigit’ dhe se ajo është ‘tipi i gruas që ai zakonisht e tërheq’.