17:57 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Gigi Hadid i rikthehet pistave të modës

Modelja e njohur, Gigi Hadid, para pesë muajve solli në jetë vajzën e saj.

Ajo u shfaq në top formë me linjat e saj perfektë, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Gigi dhe këngëtari Zayn Malik pritën fëmijën e tyre të parë, të cilën e quajtën Khai.

Pas një pushimi të bollshëm që pati Gigi, tashmë ka vendosur që të kthehet fuqishëm në pistat e modës.

Ajo u shfaq në Javën e Modës “Versace’s Milan- Fashion Week’, vjeshtë/ dimër 2021 së bashku me motrën e saj të vogël Bella Hadid./DM/Indeksonline