75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Giovinco, italiani i parë që e arrin këtë statistikë

Ish-reprezentuesi i Italisë, Sebastian Giovinco e ka arritur një statistikë që asnjë italian s’e kishtë bërë më parë. Giovinco ka arritur të shënojë gola në tri Liga të Kampionëve të ndryshme, nga tri kontinente.

Pasi kishte shënuar me Juventusin në Champions, më pas me Toronton në Ligën e Kampionëve “Concacaf”, tani italiani ka arritur të shënojë gol edhe me Al Hilal në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Sebastian Giovinco është italian i parë që arrin këtë rekord të veçantë, por ai nuk është i vetmi futbollistë që e ka bërë këtë në futboll.

Sulmuesi brazilian, Ricardo Oliveira ishte i pari që kishte shënuar në tri gara të Ligës së Kampionëve, nga tri kontinente./Indeksonline/