16:05 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Girona me barazim merr kreun në La Liga

Skuadra e Gironas ka barazuar pa gola në javën e 20-të në La Liga kundër Almeria si mysafire.

Ekipi i trajnerit Michael tentoi disa herë për të shënuar gol, por nuk ia arriti, shkruan Indeksonline

Në fakt, skuadra vendase tregoi një potencial të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj vendit të parë në tabelë.

Girona me këtë barazim merr kreun e tabelës me 49 pikë, një më shumë se Real Madridi (48), që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/