15:25 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Girona – Real Madrid: Konfirmohet portieri që do të startojë sonte për madrilenët

Vendimi është zbuluar nga Julen Lopetegui tashmë në konferencën për shtyp dhe Keylor Navas do t’ja lirojë vendin Thibaut Courtois për ndeshjen ndaj Gironas.

Një start i ri për Real Madridin me belgun në portë, transmeton IndeksOnline.

Lopetegui dëshiroi kohë që t’i vështrojë gjërat dhe nuk dëshiroi që të nxitonte me vendimin e tij, por ai e dinte se herët apo vonë, duhej të vendoste.

”Nuk do t’ju them asgjë, nesër do ta shihni”, tha trajneri spanjoll dje.

Courtois u largua nga La Liga pasi e fitoi atë me Atleticon dhe u rikthye tani te Real Madridi, me të njejtin qëllim./IndeksOnline/