08:56 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Giroud: Nuk doja të festoja kur shënova

Olivier Giroud zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër ish-skuadrës së tij në finalen e Europa League.

Sulmuesi francez shënoi një gol dhe asistoi te një tjetër në fitoren 4-1 të Chelseas kundër Arsenalit.

Giroud është shprehur i lumtur për këtë sukses, ku ka treguar se nuk dëshironte të festonte, shkruan Indeksonline.

Ishte një pjesë e parë interesante, por nuk kishte gola. Ishte një finale e bukur dhe ne ishim më mirë, më efecientë në pjesën e dytë“.

Jam shumë krenar, ky ekip meritonte të fitonte diçka. Ishte e veçantë për mua, jam i lumtur për klubin. Është trofeu im i dytë në dy vite“.

Këto dy klube më kanë ndryshuar jetën dhe më kanë dhënë mundësinë të luaj në Premier League. Nuk doja të festoja kundër Arsenal, por jam shumë krenar për këtë triumf“.

Kur më jep shansin, unë do të futem dhe do të jap më të mirën time. Ishte objektivi ynë i dytë të fitonim Europa League pasi e mbyllëm mes katër më të mirëve në kampionat“.

Giroud para një viti fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi. /IndeksOnline/