08:28 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

Giroud: Nuk luajtëm përsosur, por fituam

Milani mori 3 pikë të vështira kundër  Torinos në ‘San Siro’ mbrëmjen e kaluar.

Rosonerët fituan 1-0 dhe golin e vetëm në ndeshje e shënoi Olivier Giroud, shkruan Indeksonline.

Realizatori i golit ka folur pas ndeshjes duke e quajtur këtë përballje si shumë të vështirë.

Mendoj se zhvilluam ndeshje të mirë. Torino është skuadër e fortë, është agresive në ndërhyrje, pati shumë të tilla me Bremer, ai është një mbrojtës i shkëlqyer”.

“Jam i kënaqur sepse luajtëm mirë nga fillimi deri në fund dhe Torino nuk na rrezikoi vërtet me mundësi golashënuese. Kjo do të thotë se kemi qenë shumë solidë prapa dhe i morëm tri pikët, kjo është më e rëndësishmja”.

Luajmë çdo tri ditë, kjo nuk është e lehtë për trupin. Nuk ishte gjithçka e përsosur, por fituam sonte (e martë) dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Giroud për DAZN.