19:07 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gishti pa vend i Kadri Veselit

Për dike modestia është virtyt e për dikë dëshira për t’u veçuar mosdije e naivitet.

Të jesh në nderim të të rënëve në Prekaz në një vizitë simbolike ndërmjet të dyja qeverive të së njëjtit popull, nuk është porosi e zakonshme e as vetëm nderim.

Shkuarja në Prekaz e dy qeverive është një mesazh që rruga e bashkimit kombëtar është proces i pandalshëm pavarësisht formë se si do të realizohet.

Por është edhe nderim për Lirinë e Kosovës. Është nderim për të rënët. Është nderim për të tashmen dhe të ardhmen.

Mirëpo, me dashje apo pa të, ngritja e gishtit të kryetarit të PDK në formën që e identifikon vetë këtë parti është e pavend për foton ku është bërë.

Asgjë s’ka ai gisht i Veselit të përbashkët për t’u shfaqur në një vend ku të gjithë përshëndesin me shqiponjë.

Aq më tepër që ai gisht ka mbetur i vetmuar dhe s’ka vend as për t’u arsyetuar.

Urojmë që simbolet partiake të mos përdorën në Prekaz në Momoarin e Jasharjve, sepse aty ato nuk kanë vend. /Indeksonline/