10:33 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjakova gati për garën e radhës

Të dielën në Gjakovë zhvillohet gara e parafundit e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, njofton Klan Kosova.

Bëhet fjalë për një garë mjaft të rëndësishme, pasi në disa klasa do të jetë përcaktuese për renditjen përfundimtare në disiplinën rrethore.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:00 – 10:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme dhe vozitjes provuese, në orën 13:00 pritet të startojë vozitja e parë zyrtare, derisa ajo e dyta në orën 14:30.

Shpallja e rezultateve është paraparë të bëhet në orën 16:00, me çka edhe përfundon aktiviteti.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Auto Klubin HCR Gjakova i ka marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë.