09:11 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Gjakovari keqtrajton fizikisht gruan, ajo merr foshnjën dhe shkon tek prindërit e saj

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në komunën e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan IndeksOnline.

“DHUNË FAMILJARE

Gjakovë 10.05.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj ka shkuar te prindërit e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/