09:09 / E Premte, 23 Korrik 2021 / M. M

Gjakovari ‘taksiratli’ poston foto me pistoletë në Facebook, policia intervenon

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për armëmbajte pa leje, në komunën e Gjakovës.

Një person ka ekspozuar një armë në rrjetet sociale, ku pas kësaj njësiti policer ka kontaktuar me të dhe ka sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë, shkruan IndeksOnline.

“Gjakovë , 22.07.2021 – 01:50. Pas një postimi në rrjete sociale nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ekspozuar një armë njësiti policor ka kontaktuar me të dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/