16:28 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / MSH

Gjakovë, një person plagoset rëndë nga një mjet shpërthyes

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes paraditen e sotme.

Indeksonline raporton se incidenti ka ndodhur në Babaj të Gjakovës.

Viktima është dërguar për tretman së pari në spitalin e Gjakovës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore” pohoi Elezi.