09:59 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjakovë: Rrihen ndërmjet vete burrë e grua, njëri përfundon në burg

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar një grua dhe një burrë pasi që ata janë rrahur ndëmjet vete pas një zënke në familje.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara me fëmijët e saj është dërguar te familja e saj./IndeksOnline/