23:54 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjashtë “gylenistët” turq të deportuar nga Kosova arrijnë në Stamboll

Gjashtë shtetas turq të deportuar nga Kosova tashmë gjenden në një prej stacioneve policore të Stambollit.

Policia e Kosovës gjatë ditë së sotme ka arrestuar gjashtë shtetas turq pas një bashkëpunimi me inteligjencën turke.

Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO” të imamit Fetullah Gulen, njofton haberturk.

Ky i fundit po akuzohet se është organizator i puçit ushtarak në korrik të vitit 2016 në shtetin turk.

Shtetasit turq që dyshohen se janë pjesëtar të FETO-s, u sollën në Drejtorinë e Sigurisë së Policisë së Stambollit.

Pritet që të dyshuarit t’i shtrohen hetimeve në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Publike të Stambollit dhe do t’i referohen gjyqësisë në ditët ose orët e ardhshme.