Gjashtë kandidat për dy pozita për anëtarë të KGJK-së

Në mbledhjen e 339-të të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGJK), anëtarja Drita Rexhaj ka njoftuar se gjashtë kandidat kanë aplikuar për dy pozita për anëtarë të këtij Këshilli.
Sipas Rexhajt, kandidatët që kanë aplikuar për këto dy pozita janë: Arsim Hamzaj, Besnik Bislimaj dhe Vaton Derguti gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Arben Mustafaj nga Gjykata Themelore në Pejë, Mirjeta Shala nga Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Arnis Dumani nga Gjykata Komerciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, në këtë takim janë caktuar edhe datat për organizimin e procesi zgjedhor dhe atë në Gjykatën e Apelit dhe dhomat e dytë të Gjykatës Komerciale, me 21 janar 2025 ora 10:00.
Gjykata Themelore në Pejë, dhe Gjakovës më 20 janar 2025 ora 10:00, respektivisht ora 14:00 si dhe Gjykata Komerciale-dhomat e shkallës së parë më 22 janar 2025 ora 10:00./Indeksonline/