Gjashtë myftitë e Kosovës nga 47-ta e deri më sot!
Bashkësia Islame e Kosovës sot ka rizgjedhur Naim Tërnaven myfti të këtij institucioni islam me shumicë votash.
Tërnava kishte kundërkandidat anëtarin e kryesisë, Reshat Mexhiti, i cili arriti të marr vetëm 6 vota.
Pasi përfundoi votimi, Tërnava u shpreh se posti si myfti i jep forcë dhe kurajo, duke bërë ftesë për bashkim dhe unitet.
Tërnava është rizgjedhur për herën e katër në këtë pozitë, duke ia besuar kështu edhe për një mandat pesë vjeçar.
Mirëpo, cilët ishin myftitë para Naim Tërnavës?!. Kështu, në vitin 1947 Bajram Agani u zgjodh myfti në Bashkësinë Islame, post të cilin e mbajti deri në vitin 1959.
Pas tij, në këtë vit Mustafa Canhasi u zgjodh në këtë post të cilin e mbajti për një mandat.
Pastaj, në vitin 1963 myfti u zgjodh Ismailhaki Ustaibo. Ustaibo pozitën e myftiut të BIK-ut e kishte mbajtur më shumë se pararendësit e tij, përkatësisht 4 mandate, nga viti 1963 deri në vitin 1983.
Pas tij, Jetish Bajrami u bë myfti, pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 1990.
Ndërsa, Rexhep Boja e vazhdoi deri në vitin 2003, ku më pastaj u zgjodh Naim Tërnava.
Pozitë këtë të cilën e ka vazhduar deri me sot, ku edhe e fitoj për një mandat të ri pjesë vjeçar.
Kundërkandidati i tij, Reshat Mexhiti u zgjodh anëtar i kryesisë bashkë me shtatë tjerë./Indeksonline/
Sqarim: Vitët në fotografitë tregojnë kohën sa kanë qenë myfti të Bashkësisë Islame.