09:40 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjashtë policë të vrarë nga një sulm me bombë në Pakistan

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se një sulm me bombë në periferi të qytetit juglindor të Quettas ka vrarë të paktën gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë së vendit dhe një civil.

Talebanët pakistanezë, një grup militant që luftojnë qeverinë e Pakistanit, morën përgjegjësinë për sulmin që kishte në shënjestër një kamion që transportonte policë.

Shefi i policisë së Quettas, tha se 22 persona u plagosën gjatë shpërthimit dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Ai shtoi se rasti po hetohet nëse ishte sulm vetëvrasës apo automjeti i ngarkuar me eksploziv u shpërthye në distancë.

Ministri i Brendshëm i provincës së Balokistanit, Sarfaraz Bugti, tha se “lufta kundër terrorizmit nuk mbaron”.

“Balokistani po i prinë kësaj lufte dhe nuk do të ndalet derisa të mos mbetet një terrorist i vetëm në zonë”, shtoi ai.

Quetta është kryeqyteti i Provincës Balokistan të Pakistanin, që kufizohet me Afganistanin dhe Iranin./rel