10:42 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

6 qytetet më të mira, në botë, për ta festuar Vitin e Ri

Festa e Vitit të Ri ngre dilemën e miliona turistëve në botë se ku ia vlen të festohet ndërrimi i motmoteve.

Por, gjashtë qytete të famshme e bëjnë diferencën për nga mënyra se si festohet Viti i Ri.

New Yorku është më i veçanti. Miliona njerëz mblidhen në “Time Square” për të përjetuar ndërrimin e viteve. Atje shfaqet topi i kristaltë që dhuroi një emocion të veçantë.

Rio De Janeiro po ashtu ofron diçka magjike nga kjo festë. Miliona njerëz mblidhen në shesh për të parë nga afër ndezjen e jashtzakonshme të dritave festive, shkruan Indeksonline.

Las Vegasi ofron festë sikur në përrallat më të bukura. I tërë qyteti është i dekoruar, ndërsa kazinot ofrojnë dukje panoramike në natën e 31 dhjetorit.

New Year’s fireworks explode over the Las Vegas Strip ringing in 2019. Richard Brian Las Vegas Review-Journal @vegasphotograph

Parisi është i tëri i ndriçuar në natën e Vitit të Ri. Mijëra njerëz në shesh e presin ndërrimin e motmoteve me shampanjë në duar.

Sidnei është nga qytetet e para ku ndërron ora. Pamja e qytetit vërtet është mahnitëse, aty ku shumë njerëz dalin me familjet e tyre për të nisur një Vit të Ri./Indeksonline/