11:53 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / k.v

Gjashtë të lënduar në aksidentin në Çagllavicë (Video/foto)

IndeksOnline raportoi sot për një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në Çagllavicë.

Policia Rajonale e Prishtinës ka konfirmuar për IndeksOnline se në këtë aksident janë lënduar gjashtë persona.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me rastin e aksidentit është marrë njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 03:20 ne rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo./IndeksOnline/