23:38 / E Hënë, 27 Mars 2023 / C E

Gjasula: Më dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbisnim

Klaus Gjasula ka folur pas ndeshjes kundër Polonisë.

Mesfushori ndjen keqardhje për rezultatin dhe se Shqipëria sipas tij nuk e meritonte humbjen.

“Ekipi luajti mirë dhe unë u ndieva mirë. Në fund më iku pak fuqia se kisha disa muaj pa luajtur. Më dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbisnim sot. Ne i provuam të gjitha, Polonia kishte vetëm një gjysmë rasti te goli dhe një tjetër me Lewandowskin. Është e vështirë, ne luajtëm mirë dhe ka shumë shpresë për të ardhmen”.