14:38 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjatë fjalimit të kryeministri kanadez, alivanosen dy policë (Video)

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ishte duke e prezantuar shefen e re të policisë kanadeze, kur dy policë që po qëndronin në skenë mbetën të alivanosur.

Trudeau e emëroi Brenda Lucki, në krye të Policisë Mbretërore Kanadeze, si të parën femër në këtë pozitë, transmeton Telegrafi.

Por, gjatë ceremonisë që zgjati 45-minuta, dy anëtarë të Policisë Mbretërore Kanadeze u alivanosën dhe u desh të shoqëroheshin përjashta.

Rreshteri Tammy Patterson, ka thënë se “është normale që policëve t’u bie të fikët, pasi që gjatë qëndrimit në këmbë, gjaku nuk qarkullon si duhet. Nuk arrin te truri, që iu urdhëron të alivanoseni”.

Megjithëse ranë përtokë, ata nuk pësuan ndonjë lëndim dhe gjendja tyre i është kthyer normalitetit.