14:58 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjatë operacionit pacienti “përshëndet” kancerin, duke uruar që ai të mos i kthehet më

Një pacient me kanceri ka përshëndetur tumorin që kishte në tru, pasi kirurgët i treguan atij masën e kancerit që kishte, përderisa ai ishte ende i shtrirë në tryezën e operacionit.

James Hinnigan, 39 vjeç,bëri një kërkesë të pazakontë për të parë tumorin e tij pasi ishte nënshtruar një operacioni pioniere derisa ishte ende i vetëdijshëm.

Një video tregon babanë e dy fëmijëve nga Mançesteri, duke i dhënë lamtumirë kancerit dhe duke i thënë “mos u kthe kurrë më dhe mos sjell ndonjë shok me vete”.

Hinnigan, i cili jetonte në Australinë Perëndimore, kur u diagnostifikua me staminën e dytë në vitin 2015, u kthye në Britani për t’iu nënshtruar trajtimeve./Indeksonline/