22:15 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjatë shtatëzanisë u diagnostikua me kancer, nëna që refuzoi abortin lind fëmiun e saj

Jade Devis, nga Rancho Cucamonga- California, u diagostikua me kancer derisa ishte shtatëzënë.

36 vjeçarja, fillimisht ndjeu një gungë në gjoksin e saj të majtë në muajin mars  të vitit 2019. Një radiolog i tha asaj që ka të ngjarë të ketë një efekt anësor të shtatzënisë, por Devisit ju kërkua një biopsi.

Pictured, left and right: Devis undergoing chemotherapy

Ajo u diagnostikua me kancerin e gjirit në fazën e 2-të, që është një formë e rrallë dhe më agresive e sëmundjes, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Asaj iu tha që foshnja e saj ishte shumë e vogël për të mbijetuar, por ajo nuk pranoi të ndërpresë shtatzëninë në asnjë mënyrë.

Kështu, ajo iu nënshtrua tre muaj kimioterapisë përpara se të lindte më 25 korrik një djalë të shëndetshëm, të quajtur Bradley.

Nëna e re, i ishte nënshtruar kimioterapisë për kancer gjiri ndërsa ishte shtatzënë me djalin e saj të vogël.

Devis do të fillojë terapinë me rrezatim muajin tjetër dhe do të përfundojë kimioterapinë në nëntor./Indeksonline/