Gjelbërimi i Kodrës së dëshmorëve, Gjilanit i kushton mbi 60 mijë euro!
Komuna e Gjilanit e cila drejtohet nga Lutfi Haziri ka finalizuar kontratën e radhës.
Ditë më parë, kjo komunë ka kurorëzojë kontratën me Grupin e Operatorëve Ekonomik “Globi- Mi”, dhe “Qendra e Fidaneve”, për hapjen e rrugëve, nielzimin dhe gjelbërimin e Kodrës së Dëshmorëve.
Afati kohor për dorëzim do të jetë jo më vonë se 3 ditë nga koha e lëshimit të urdhër-blerjes nga ana e Autoritetit Kontraktues.
Sipas kontratës në fjalë, çmimi total i furnizimeve do të jetë 62 mijë e 880,40 euro, transmeton Indeksonline.
Vendi i dorëzimit do të jetë: Memoriali i Dëshmorëve të Kombit, kurse afatet kohore për përfudimn e kontratës është 90 ditë pas nënshkrimit të kontratës.
Poashtu, furnizuesi është i obliguar të dorëzojë certifikatë të origjinës së furnizimeve, më së voni atëherë kur e kërkon pranimin e përkohshëm të furnizimeve./Indeksonline/